Politike

Incident në Prrenjas, qytetari thërret “Rama ik”, Kryeministri bën sikur s’dëgjon: Faleminderit për mikpritjen (VD)

13 Qershor 2019, 16:19 Nga DOSJA
Incident në Prrenjas, qytetari thërret “Rama ik”,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim elektoral në Prrenjas, ku pas prezantimit të kandidatit të PS-së për këtë bashki, ai ka marrë fjalën para mbështetësve socialistë.

Në fillim të fjalës së tij, ka ndodhur një incident, ku një prej të pranishëmve ka thirrur “Rama ik!”.

Kryeministri këtë incident e kalon sikur nuk ka ndodhur asgjë madje bën sikur nuk e dëgjon, ndërsa falënderon qytetarët e Përrenjasit për mikpritjen.

“Faleminderit për mikpritjen, edhe pse jemi në pikë të vapës”, tha Rama ndërsa vijoi fjalën e tij.

Kjo nuk është hera e parë, ku në takimet elektorale të kryeministrit Edi Rama, ka thirrje kundër tij, pasi kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe në Dibër, ku një qytetar thirri “Rama ik!”, ndërsa kryeministri i përgjigjet me ironi “Po do iki, do iki”. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama qytetari thotë rama ik në mitingun në prrenjas rama në prrenjas edi rama qytetari thotë rama ik në mitingun në prrenjas rama në prrenjas

Sondazh

Poll