Politike

‘Kryebashkiakët mos t’i lirojnë zyrat’, Rama-Metës: Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli

13 Qershor 2019, 16:22 Nga DOSJA
‘Kryebashkiakët mos t’i lirojnë zyrat’,

PRRENJAS– Kryeministri Edi Rama ka komentuar konferencën për shtyp të këshilltarëve të presidentit Ilir Meta nga një takim me qytetarët e Prrenjasit.

Rama theksoi edhe një herë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe se ato nuk do të ndalohen nga opozita dhe as nga presidenti. 

“Më tha Taulanti që presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë që kishin thënë që ai po shikon mundësinë e një datë tjetër dhe u kishte thënë kryebashkiakëve që të mos i lironin zyrat. Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli. 30 qershori është vulosur përfundimisht nuk e ndalon dot as Saliu dhe Ilir. Artisti me fallxhoren jo e jo,”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale, në Librazhd dhe Prrenjas. Gjatë këtyre takimeve, Rama u prit me protesta dhe incidente, ku mbështetësit e PD-së, qëlluan me vezë eskortën e Ramës, teksa po hynte në Librazhd. Kryeministri ironizoi incidentin, duke i quajtur protestuesit mjeranë. Rama i ka kërkuar sërish tërheqjen presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne prrenjas ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama edi rama ne prrenjas ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll