Politike

Paskal Milo ‘ankohet’ publikisht: Edi Rama nuk dëgjon askënd. Jam i majtë e s’kam ku të vete

13 Qershor 2019, 16:10 Nga DOSJA
Paskal Milo ‘ankohet’ publikisht: Edi Rama nuk dëgjon

TIRANË- Kreu i Partisë Demokracia-Sociale, Paskal Milo, i ftuar në emisionin Top Talk ka folur në lidhje me marrëdhënien e vështirë me Edi Ramën.

Sipas Milos, Kryeministri nuk dëgjon këshilla prej askujt.

“Kam konstatuar se Edi Rama nuk ka vesh për të dëgjuar. Dhe kështu ka qenë gjithmonë. Kam 15 vjet që e njoh në punë e sipër dhe kam një përvojë të gjatë”, tha Milo.

Në lidheje me raportet e koalicionit me Partinë Socialiste, si kryetar i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo më herët ka shfaqur pakënaqësi. Pavarësisht kësaj, ai i ftuar nëm studion e “Top Talk” tha se vazhdon që të rrijë në koalicion se nuk ka alternativë tjetër.

“PSD është regjistruar për të shkuar në zgjedhje. Jemi ndodhur në një koalicion me Partinë socialiste sepse nuk kishim ndonjë alternativë tjetër. Jam i majtë e s’kam ku të vete Partia Socialiste asnjëherë nuk na ka përfillur. Partia Socialiste gjithnjë na ka shfrytëzuar. Pavarësisht se jemi në koalicion me PS, por kjo nuk do të thotë që ne të mos kemi qëndrimin tonë. Kjo nuk do të thotë që ne të shkojmë pas PS edhe në ato momente që ne e gjykojmë që ajo nuk ka të drejtë. Atëherë kot që ekzistojmë, kot që jemi”, argumentoi kreu i PDS.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paskal milo shtyrja e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale 2019 edi rama paskal milo shtyrja e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll