Politike

Rezoluta për shkarkim, Rama paralajmëron Metën: Lexoje me qetësi, e di që je në pozitë të vështirë

13 Qershor 2019, 16:50 Nga DOSJA
Rezoluta për shkarkim, Rama paralajmëron Metën: Lexoje me

PRRENJAS–  Kryeministri Edi Rama nga një takim me qytetarët në Prrenjas, i ka bërë thirrje presidenti Ilir Meta që të reflektonte.

Sipas Ramës, rezuluta e sotme e miratuar me 100 vota pro në Kuvend ishte një mesazh i qartë që Meta të mos e vazhdonte më tej vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

“Dua t’i them Ilirit që ta lexojë me qetësi dhe thellësi rezultutën me 100 vota pro. Të refletkojë mbi Kuvendin dhe të mos e trashë më tutje zullumin sepse populli shqiptar dhe ne nuk kemi shans të merremi peng. E di që është në pozitë të vështirë por nuk është as burrëri, as zgjuarsi që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë, se ka bërë një faj nga Shqipërisë, dhe pse ndjesa nuk e lanë dot, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin.

Çdo hap më tej alla Sali, nuk ndihmon, dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë, dhe një situatë që e kanë shkaktuar me qëllim nga ata”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale, në Librazhd dhe Prrenjas. Gjatë këtyre takimeve, Rama u prit me protesta dhe incidente, ku mbështetësit e PD-së, qëlluan me vezë eskortën e Ramës, teksa po hynte në Librazhd. Kryeministri ironizoi incidentin, duke i quajtur protestuesit mjeranë. Rama i ka kërkuar sërish tërheqjen presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne prrenjas ilir meta rezoluta e ps per meten edi rama edi rama ne prrenjas ilir meta rezoluta e ps per meten

Sondazh

Poll