Politike

Rezoluta për shkarkimin e Metës, kush janë 5 besnikët e tij që votuan kundër. Hajdari e Gjoni largohen nga salla

13 Qershor 2019, 15:43 Nga DOSJA
Rezoluta për shkarkimin e Metës, kush janë 5 besnikët e tij

TIRANË– Zbardhen emrat e deputetëve të opozitës së re që votuan sot kundër për rezolutën e shkakrkimit të presidentit Ilir Meta.

Kundër maxhorancës kanë votuar: Lefter Maliqi, Fatjona Dhimitri, Vasil Sterjovski, Klajdi Qama, Artur Roshi,  Elda Hoti dhe Besnik Troplini, ku edhe vihet re prezenca e madhe e deputetëve të ardhur nga listat e LSI-së. 

Abstenim kanë votuar deputetët Ramazan Gjuzi dhe Enada Kapllani. Ndërsa para se të votohej nga salla e Kuvendit janë larguar deputetët:  Adriatik Alimadhi; Arma Barova; Tom Doshi; Ralf Gjoni; Rudina Hajdari; Edlira Hyseni; Erion Piciri; Suzana Topi dhe Fatmir Velaj.

Ditën e sotme, 6 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps shkarkon metën rezoluta e ps per meten seanca plenare 13 qershor 2019 ps shkarkon metën rezoluta e ps per meten seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll