Politike

Gazetarja e zbulon LIVE në konferencë: Zgjedhjet lokale në tetor…e tha edhe Mziu

13 Qershor 2019, 15:28 Nga DOSJA
Gazetarja e zbulon LIVE në konferencë: Zgjedhjet lokale në

TIRANE- Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me datën e mundshme të zgjedhjeve lokale.

Një nga gazetarët e pranishëm, pyeti nëse data do të jetë në muajin tetor, referuar edhe një reagimi që kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka bërë në rrjetet sociale ku thotë se zgjedhjet do të jenë në tetor.

Gazetarja: A është tetori një opsion për zgjedhjet e ardhshme lokale? Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu thotë në rrjetet sociale se do të jetë data në tetor?

Bledar Dervishaj: Rolin dhe përgjegjësinë që ka presidenti e jep kushtetuta, dhe do bëjmë gjithçka për të respektuar kushtetutën.

Pyetje: PS vijon fushatën, çfarë do të bëjë presidenti?

Bledar Dervishaj: Presidenti ka bërë thirrje të gjitha palëve të lexojnë çfarë parashikon ligji.

Pyetje: A do e shpërndajë presidenti parlamentin?

Bledar Dervishaj: S’është ky momenti. Të gjitha palët duhet të tregojnë maturi dhe të hyjmë në dialog.

Kuvendi miratoi sot rezolutën për presidentin Ilir Meta, dhe presidenca doli në një reagim urgjent ku iu kërkoi institucioneve që të respektojnë dekretin. Bledar Dervishaj dhe Tedi Blushi thanë se dekreti është kushtetues, dhe ka hyrë në fuqi. Presidenca nuk dha asnjë koment për datën e zgjedhjeve, apo shpërndarjen e parlamentit.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledar dervishaj ilir meta xhelal mziu zgjedhjet lokale shtyhen për në tetor bledar dervishaj ilir meta xhelal mziu zgjedhjet lokale shtyhen për në tetor

Sondazh

Poll