Sport

Bilance fiktive, nis hetimi në Itali! Juventus dhe Napoli në telashe, kontrata që…

27 Tetor 2021, 11:30 Nga DOSJA
Bilance fiktive, nis hetimi në Itali! Juventus dhe Napoli në telashe,

ITALI-Një tërmet i ri kërcënon të tronditë Serinë A: dy vjet fitime kapitale, midis 2019 dhe 2021, dhe 62 operacione në merkato kanë përfunduar nën syrin e Komisionit Mbikëqyrës të Klubeve të Futbollit (Covisoc) dhe tani të dhënat janë në tryezën e Prokurorisë Federale. Siç raporton Repubblica, raporti iu dorëzua prokurorit të FIGC Giuseppe Chinè dhe Presidentit Gravina për të kërkuar që të hetohej natyra e operacioneve: Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat më të rrezikuara.

Për sa u përket bardhezinjve, nën objektiv janë kontratat e blerjes së kartonëve të lojtarëve si Franco Tongya dhe Marley Aké, dy lojtarëve që u këmbyen për 8 milionë euro secili dhe që sot luajnë përkatësisht në ligën e katërt franceze dhe në Serinë C. Operacione të tjera të Juventusit janë nën mbikëqyrjen e Covisoc, veçanërisht 42 transferime dhe 21 lojtarë të përfshirë për një xhiro prej 90 milionësh konkretisht, mbi të gjitha në vëmendje kanë qenë shkëmbimet me Barcelonën mes Pjanic-Arthur dhe me Manchester Cityn mes Cancelos dhe Danilos.

Edhe disa operacione të Napolit e kanë bërë të dyshimtë Covisocin, veçanërisht blerja e Osimhenit. Nga 4 lojtarët që përfunduan në Lille për 20 milionë, tre prej tyre tashmë janë rikthyer sot në Itali (dy në Serinë D dhe një në Serinë C), ndërsa tjetri është te skuadra e Lille por që nuk është aktivizuar kurrë.

Operacionet janë “të dyshimta”, por ka një pyetje që vetë Covisoc ndoshta do të duhet të heqë dorë: si e përcakton nëse vlera e një shkëmbimi është e përshtatshme? Kjo ishte pikërisht pengesa mbi të cilën u ngritën hetimet në vitin 2018 për Milanin dhe Interin. Tani topi kalon te Chine.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport covisoc juventus napoli covisoc juventus napoli

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2021, 07:19

Jurgen Klopp quhet ëndrra Barcelonës për stolin

SPANJE – Gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ëndrra e madhe e Barcelonës. Trajneri i “The Reds” ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe ka patur si o...

Sport 27 Tetor 2021, 06:49

Suarez nuk ndalet, kërkon rinovimin e kontratës

SPANJE – Vlera e një sulmuesi matet me gola dhe Luis Suarez po vijon të ndihmojë Atleticon e Madridit, pasi ka dërguar 5 herë topin në rrjetë në këto javë...