Art&Argëtim

Debati me Semin, Fifi: Mu duk vetja si psikopate

27 Tetor 2021, 11:39 Nga DOSJA
Debati me Semin, Fifi: Mu duk vetja si psikopate

TIRANË– Fifi dhe Monika vendosën të vinin në lojë banorët e tjerë të Big Brother, duke pretenduar se ishin zënë me njëra tjetrën. Fifi filloi të mbante një shkop druri në dorë si pjesë të lojës së tyre, me qëllim për të bërë që “konflikti” i tyre të dukej sa më i vërtetë në sytë e banorëve. Por, kjo gjë i shkaktoi stres Semit, të cilës i nxiti ankthin dhe ataket e panikut, pas një debati tepër të ashpër me Fifin për këtë çështje. Semi tha se mund të merrte edhe ajo një thikë të flinte me të, duke u përpjekur të arsyetonte mbi situatën, e cila nuk i dukej normale.  Semi u ndje sërish keq teksa kujtonte ngjarjen, pasi debatoi me Fifin edhe një herë në spektaklin e mbrëmshëm.

Fifi: Kur the që do fle më thikë te krevati, mu duk vetja si skizofrene, si psikopate dhe u ngrita i thashë ato fjalë, për të cilat të kërkova më pas falje.

Semi: Unë thashë nëse është normale të mbash shkop, po mbaj dhe unë thikë dhe është normale.

Opinionistët në studion e Big Brother e kritikuan sjelljen e Fifit dhe kërkuan që veprime dhe skena të tilla të evitoheshin, pasi dëmtojnë dhe dhunojnë shëndetin mendor.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv big brother vip fifi semi bbv big brother vip fifi semi

Sondazh

Poll