Art&Argëtim

Adele për herë të parë në skenë që nga 2017, publikohen datat e shfaqjes

27 Tetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
Adele për herë të parë në skenë që nga 2017,

MBRETËRI E BASHKUAR – Këngëtarja e mirënjohur britanike Adele, ka shpallur datat e koncerteve të saj për 2022-shin në Londër.

Datat e deklaruara të koncerteve janë 1 dhe 2 korrik 2022. Këto do të jenë shfaqjet e saj të para në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2017.

Këngëtarja e ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram me posterin me foton e saj dhe fjalët “Hyde Park London”. Në të njëjtin festival me këngëtarën do të performojnë edhe artistë të tjerë si Elton John, Duran Duran dhe Perl Jam.

Adele u rikthye me këngën “Easy On Me”, të publikuar më 15 tetor. Kënga është në krye të top listave muzikore në Britaninë e Madhe për javën e dytë. Kjo është kënga e parë nga albumi i saj “30”, i cili do të dalë në shitje nga 30 nëntori.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele hyde park london” kengetarja adele transformimi i adele adele hyde park london” kengetarja adele transformimi i adele

Sondazh

Poll