Art&Argëtim

Monika Lubonja i rrëfehet Semit: 19-vjeçe kam qenë në spital psikiatrik

27 Tetor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Monika Lubonja i rrëfehet Semit: 19-vjeçe kam qenë në

TIRANË– Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ se në moshën 19-vjeçare ka qënë e shtruar në një spital psikiatrik. Teksa ndodhej në dhomën e dënimit me Semin, Sabianin dhe Arditin ajo u shpreh se i njeh shumë mirë të gjitha vështirësite që po kalojnë.

“Ti duhet të dish një gjë, unë luftoj shumë, luftoj edhe ballë se nuk kam frikë. Nuk kam frikë zemër. Se ashtu siç ke ti halle, unë kam kaluar 19 vjeçe, kam kaluar prangat e babait tim, kam parë llahtarin e llahtarit. Kam vajtur te spitali psikiatrik në moshën 19 vjeçe. Jo sot që jam 52 vjeçe, e di si ju lexoj unë juve. Por e di ça do të më pëlqente mua që tua vlerësoja shumë fisnikërinë tënde dhe të Donaldit, po them se ju kam dashur sinqerisht me shpirt, do doja që pasi të kishte dalë kjo gjëja, të qetësoheshit, të merrnit në analizë pse mori Monika këtë lojë? E mora për të mos rënë shumë në sup edhe Fifit edhe Palomës. Për të bërë një ekuilibër dhe fundja fundit ashtu siç e pashë Fifin të qeshur, ashtu siç e pashë Fifin në atë dasmën që mori mikrofonin, unë jam e sigurt që edhe për ty do të bëja 100-fishin më shumë”, tha Monika duke iu drejtuar Semit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip monika lubonja big brother vip monika lubonja

Sondazh

Poll