Art&Argëtim

Rrjeti kundër Donald Trump Jr, u ‘tall’ me Alec Baldwin pas incidentit tragjik

27 Tetor 2021, 08:32 Nga DOSJA

SHBA– Donald Trump Jr, djali i sh-presidentin Donald Trump është kritikuar në rrjetet sociale për përpjekjen e tij për tu tallur me aktorin Alec Baldwin pas tragjedisë së ndodhur në setin e ‘Rust’.

Sipas mediave të huaja, Trump Jr nxorri në shitje disa bluza me mbishkrimin ‘armët nuk vrasin njerëz, Alec Baldwin e bën’, duke ironizuar pikërisht aksidentin fatal gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’ ku aktori Baldwin qëlloi për vdekje kineasten, Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza,

Megjithatë, Trump Jr, i cili është përplasur me yllin e ’30 Rock-ut’ në të kaluarën, nuk ka nguruar të tallet me Baldwin-in, duke printuar bluzat në faqen e tij të internetit dhe duke i shitur për 27,99 dollarë.

Ditët e fundit ai ka përdorur mediat sociale për të ndarë një numër memesh dhe postimesh në lidhje me incidentin, duke përfshirë një që tregonte Homer Simpson me një armë dhe shkruante: “Le të shikojmë të gjithë Alec Baldwin duke fajësuar armën“.

Natyrisht dhe me të drejtë njerëzit janë irrituar me këtë veprim ku menjëherë kanë reaguar në rrjetet sociale.

Donald Trump Jr shet bluza duke u tallur me Alec Baldwin. Molla nuk bie larg nga pema.”-shkroi një ndjekës.

Donald Trump Jr është një individ i klasës së ulët, talent i ulët dhe injorant, pretendimi i vetëm i famës i të cilit është babai i tij. “-tha një tjetër.

Çfarë lloji i degjeneruar i dënueshëm tallet me aktorin Alec Baldwin dhe përfiton nga vdekja aksidentale tragjike e kinematografes Halyna Hutchins?! Donald Trump Jr sigurisht! “-shkroi një i tretë.

Baldwin qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins si dhe la të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin donald trump jr halyna hutchins joel souza alec baldwin donald trump jr halyna hutchins joel souza

Sondazh

Poll