Art&Argëtim

Dënoi përdhunuesin me vetëm 8 muaj burg, Tuna kërkon shkarkimin e gjyqtares Zatriqi

27 Tetor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Dënoi përdhunuesin me vetëm 8 muaj burg, Tuna kërkon

KOSOVË– Dy ditë më parë, u mësua se një person ishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim, pasi abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare. Vendimi ishte marrë nga gjykatësja e rastit, Florije Zatriqi. Opinioni publik u trodit nga kjo ngjarje dhe kërkuan shkarkimin e saj. Të njëjtin qëndrim, duket se mban edhe këngëtarja e njohur Tuna. Ajo ka postuar në “Instastory” një foto të gjykatëses Zatriqi me një kryq të kuq mbi të. Krahas fotos ajo shkruan edhe “bërllog i korruptum”, duke shprehur kështu indinjatën e saj dhe duke iu bashkuar kërkesës për drejtësi për vajzën e dhunuar.

Shumë organizata dhe individë si të thjeshtë, ashtu dhe publikë, po kërkojnë shkarkimin e gyqtares Florije Zatriqi. Organizatat thonë se gjyqtarja vendimin e marrë e ka arsyetuar duke përdorur interpretime si “ai kishe pasur sjellje korrekte, kishe shprehur keqardhje e kishte pranuar fajësinë, gjatë aktit viktima nuk kishte pësuar lëndime, nuk është i dënuar më parë, ndaj tij nuk ka ndonjë procedurë tjetër, ka qenë i moshës 21 vjeçare, ka qenë i papjekur, ka fëmijë dhe se nga koha kur është kryer vepra penale tashmë kanë kaluar gati 10 vite”.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz abuzim seksual me të mitur altuna sejdi florije zatriqi tuna abuzim seksual me të mitur altuna sejdi florije zatriqi tuna

Sondazh

Poll