Art&Argëtim

Rrëfehet Graniti: Unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time

27 Tetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Rrëfehet Graniti: Unë jam figura e vetme mashkullore në

TIRANË– Granit Cana ka treguar për herë të parë për publikun se është rritur pa prezencën e figurës atërore në jetën e tij. Mbrëmjen e djeshme banori është izoluar në dhomën e dënimeve, pasi ka thyer rregulloren e shtëpisë duke fikur mikrofonin herë pas here. Në një bisedë me Semi Jaupaj, të ‘dënuarën’ tjetër nga publiku, Graniti për herë të parë ka treguar se prindërit e tij janë ndarë dhe se është rritur vetëm nga mamaja.

‘’Jam rritur pa praninë e babait. Ai iku dhe u martua me gruan e dytë ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time. Në ishim në Zvicër na u bashkua dhe daja që ishte vetëm 15 vjeç. Mamaja ime ishte vetëm 20 vjeçe dhe ka rritur dy fëmijë dhe vëllanë e saj. Nuk kishim asnjë mënyrë kontakti me familjarët, mamaja ime mori vesh nga një telefonatë se nëna e saj kishte vdekur. Kishte 5 vite pa e parë. Pastaj filloi lufta dhe nga meraku u kthyem, në atë kohë u divorcuan prindërit.”- tregoi Graniti.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv big brother vip granit cana bbv big brother vip granit cana

Sondazh

Poll