Art&Argëtim

Publiku vendos! 5 banorë “Big Brother VIP” izolohen nga pjesa tjetër, ç’kanë bërë?

27 Tetor 2021, 09:54 Nga DOSJA
Publiku vendos! 5 banorë “Big Brother VIP” izolohen nga pjesa

TIRANË– Një pjesë e banorëve të Big Brother VIP, janë dënuar mbrëmjen e djeshme për shkak të thyerjes së rregullave. Ata kanë fikur qëllimisht mikrofonat e tyre në mënyrë që të mos dëgjohen nga publiku dhe kanë akuzuar produksionin për mungesë transparence. Në bazë të votimeve të publikut, janë zgjedhur banorët, të cilët do të marrin masën ndëshkimore të qëndrimit në dhomën e dënimeve.

Banorët e votuar nga publiku për t’u dënuar janë: Arditi, Sabiani, Semi, Graniti dhe Monika.

 

Sabiani nuk u duk i kënaqur me këtë vendim, pasi pretendoi se nuk kishte bërë asgjë të gabuar për tu ndëshkuar. Pesë banorët e dënuar shkuan menjëherë në dhomën e dënimeve pas njoftimit nga moderatorja e programit, Arbana Osmani. Ata do të qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë dhe banorëve, deri në një vendim të dytë të “Vëllait të Madh”. Ushqimi për ta do të jetë i limituar dhe nuk do të munden as të komunikojnë me banorët e tjerë të shtëpisë.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz banoret e denuar ne bbv bbv big brother vip banoret e denuar ne bbv bbv big brother vip

Sondazh

Poll