Art&Argëtim

Einxhel Shkira thyen rregullat, i tregon Fifit çfarë thuhet jashtë për të

27 Tetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Einxhel Shkira thyen rregullat, i tregon Fifit çfarë thuhet

TIRANË– Einxhel Shkira, banorja më e re e Big Brother VIP, sapo ka hyrë në shtëpi ka thyer rregullat e vëllait të madh. Einxhel në një bisedë me këngëtaren Filloreta Raçi, i ka treguar asaj se si është parë dhe komentuar banorja nga jashtë lidhur me ngjarjet e fundit. Menjëherë pas spektaklit, në një bisedë në oborrin e shtëpisë, Einxhel i ka treguar Filloretës se ajo është komentuar negativisht nga publiku duke e këshilluar më tej se duhet të bëjë kujdes.

“Njerëzve jashtë mund t’u duket e habitshme që ne mund të kemi disa reagime të çuditshme, por nuk e kuptijnë se kjo vjen e gjitha prej trysnisë që kemi çdo ditë. Ne çdo ditë kritikohemi, shahemi, urrehemi pa arsye spse puna jonë ka të bëjë me ekranin. Nëse gabon një njeri i zakonshëm, për shembull një farmacistë, askush nuk do ta dijë, s’do e gjykojë e gjithë Shqipëria, kur Fifi gabon, ajo do ngelet përgjithmonë, do i sulen të gjithë, do e shajnë, do të bëjnë komente negative.”– i tha Einxhel, nërkohë që Fifi pohoi se e kishte kuptuar.

Presim të mësojmë se si do ta presë Big Brother këtë thyerje të rregullave, që në minutat e para në shtëpi për Einxhel Shkirën.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv big brother vip einxhel shkira fifi bbv big brother vip einxhel shkira fifi

Sondazh

Poll