Sport

Nuk mjaftojnë paratë e sheikëve, Newcastle refuzohet nga holandezi

27 Tetor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Nuk mjaftojnë paratë e sheikëve, Newcastle refuzohet nga

ANGLI – Trajneri i Ajax-it, Eric ten Haag është një nga emrat e përfolur, si kandidat për të marrë drejtimin e Newcastle, por trajneri holandez e ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke deklaruar besnikëri për skuadrën nga Amsterdami.

Në një intervistë për mediat holandeze, Ten Haag deklaroi se beson te projekti që ka nisur me Ajaxin dhe për këtë arsye rinovoi edhe kontratën, të cilën ka ndërmend ta respektojë deri në fund.

“Kur firmosa rinovimin me Ajaxin, isha i bindur se kam të bëj me një projekt interesant, që mund ta zhvillojmë e t’u hapim punë skuadrave më të mira të Europës. Vijoj të punoj në këtë drejtim dhe nuk më shqetësojnë aspak zërat e merkatos”,- u shpreh Ten Haag.
B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #prermier league ajax newcastle ten hag #prermier league ajax newcastle ten hag

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2021, 07:19

Jurgen Klopp quhet ëndrra Barcelonës për stolin

SPANJE – Gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ëndrra e madhe e Barcelonës. Trajneri i “The Reds” ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe ka patur si o...

Sport 27 Tetor 2021, 06:49

Suarez nuk ndalet, kërkon rinovimin e kontratës

SPANJE – Vlera e një sulmuesi matet me gola dhe Luis Suarez po vijon të ndihmojë Atleticon e Madridit, pasi ka dërguar 5 herë topin në rrjetë në këto javë...