Sport

Suarez nuk ndalet, kërkon rinovimin e kontratës

27 Tetor 2021, 06:49 Nga DOSJA
Suarez nuk ndalet, kërkon rinovimin e kontratës

SPANJE – Vlera e një sulmuesi matet me gola dhe Luis Suarez po vijon të ndihmojë Atleticon e Madridit, pasi ka dërguar 5 herë topin në rrjetë në këto javë të para të sezonit dhe ka luajtur shumë shpesh titullar në një repart ku ka konkurrencë me emra si Griezmann, Correa, Joao Felix e Cunha.

Sulmuesi uruguaian iu bashkua Los Colchoneros verën e 2020-ës, kur firmosi një kontratë dy vjeçare dhe me 21 golat e shënuar sezonin e kaluar, ndihmoi skuadrën e Simeones të fitojë titullin kampion në La Liga.

Kontrata e Suarez përfundon verën e ardhshme, megjithatë uruguaiani është përshtatur shumë mirë në Madrid dhe ka autorizuar menaxherin e tij që të negociojë rinovimin me Atleticon pasi dëshiron të vijojë punën nën urdhrat e Simeones.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #atheltico madrid la liga luis suarez #atheltico madrid la liga luis suarez

Sondazh

Poll