Aktualitet

E RËNDË/ Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRI)

26 Tetor 2021, 18:56 Nga DOSJA
E RËNDË/ Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15, ku drejtuesi me inicialet A.I ka përplasur këmbësorin me emrin Pal Vathi i cili nga goditja e madhe ka humbur jetën në vend.

Njoftimi i Policisë: 

Një person la humbur jeten mbrëmjen e kësaj të marte në një aksident rrugor të ndodhur në superstradën Lezhë-Tiranë. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne aksin lezhe-milot pal vathi aksident ne aksin lezhe-milot pal vathi

Sondazh

Poll