Aktualitet

Gjyq me Blinken, Berisha në garë për kreun e PD: Kush flet për barin s’vendos për ju

26 Tetor 2021, 15:40 Nga DOSJA
Gjyq me Blinken, Berisha në garë për kreun e PD: Kush flet

KAVAJË– Ish-kryeministri Sali Berisha është zyrtarisht në gjyq me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Lajmin e bëri me dije vetë Berisha nga Kavaja, aty ku mbajti foltoren e radhës me demokratët. Berisha tha se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj Blinken dhe ftoi këtë të fundit që të paraqesë prova e dokumente që ka ndaj tij. Lideri historik i PD-së do të mbrohet nga avokati Jean-Yves Le Borgne i cili ka depozituar padinë kundër sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit në gusht të këtij viti.

Gjatë të njëjtit takim, Berisha zyrtarizoi dhe kandidaturën e tij për postin e kreut të ri të Partisë Demokratike. Ai ftoi çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar që të firmosin formularin e shpënrdarë në mënyrë që të rikthehen referendumet dhe të hapet gara për një kryetar të ri të partisë, pjesë e të cilës do të jetë edhe ai vetë.

Gjithashtu në fjalën e tij, Berisha i ka kërkuar të gjithë deputetëve demokratë që të mos pranojnë propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për ndryshimet kushtetuese, duke folur për një marrëveshje të fshehtë “Rama-Basha”. Ish-kryeministri i dha dhe një përgjigje ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila në korrik të këtij viti kërkoi largimin e Berishës nga Partia Demokratike me fjalët: Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu!

Ish-kreu i PD-së, duke nënkuptuar Kim tha se ata që përmendin barin nuk mund të vendosin më për qytetarët, por këta të fundit do ta marrin vetë në duar fatin e tyre. Berisha bëri sërish thirrje për protesta deri në largimin e kreut të qeverisë, Edi Rama. Ai akuzoi kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se kishin nxjerrë policët në rrugë në mënyrë që ta vononin në takimin e tij me demokratët e Kavajës.

Kjo është “Foltorja” e dhjetë që lideri historik i Partisë Demokratike mban me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë. Aksioni i Berishës ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zbulohet vendi, takimi i radhës i Berishës me qytetarët është në Lezhë

Kaos! Qytetarët i sulen demokratit për t’i marrë mikrofonin, burri: Ju ka çuar Rama

Berisha: Soros dhe Rama dërguan Saimir Shullazin në Dhomën Ovale, na turpëruan

Berisha shpall kandidaturën për postin e kryetarit të PD: Le të hapet gara!

Berisha thirrje deputetëve të PD-së: Mos votoni ndryshimet kushtetuese!

Iu bllokua rruga! Berisha: Rama nxorri policët për mua, qafën do thyejnë të gjithë

Berisha-Blinken: Dërgo provat që ke për mua në gjykatë, zero!

Berisha: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë ndaj Blinken

Shkoi me vonesë në Kavajë, Berisha: Rama me skuthin e tij më bllokoi rrugën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ja sali berisha ne kavaje ja sali berisha ne kavaje

Sondazh

Poll