Aktualitet

8 viktima nga COVID në Shqipëri, MSH: Fëmija 5-vjeçar vuante nga sëmundje kronike

26 Tetor 2021, 16:40 Nga DOSJA
8 viktima nga COVID në Shqipëri, MSH: Fëmija 5-vjeçar

TIRANË– 8 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri, mes tyre edhe një i mitur vetëm 5 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka ndërruar jetë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike; një qytetar 38 vjeç nga Elbasani; një qytetar 52 vjeç nga Durrësi; një qytetar 63 vjeç nga Saranda; një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena; dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeç, një qyetetar nga Korça 72 vjeç. Nga 3,559 testime të kryera gjithsej kanë rezultuar pozitivë 650 qytetarë, ndërsa në spitale po marrin trajtim 158 pacientë. Nga këta të fundit 14 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 3,559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 650 qytetarë, në këto bashki: 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin. Janë 7,258 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeç, një qyetetar nga Korça 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 650
Të shëruar në 24 orë 482
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3,559

Testime totale 1,289,520
Raste pozitive 182,610
Raste të shëruara 172,464
Raste Aktive 7,258
Humbje jete 2,888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3703
Fier 867
Durrës 720
Shkodër 465
Elbasan 305
Gjirokastër 226
Korçë 191
Lezhë 191
Vlorë 204
Berat 174
Kukës 142
Dibër 70

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll