Gjyq me Blinken, Berisha në garë për kreun e PD: Kush flet për barin s’vendos për ju
KAVAJË– Ish-kryeministri Sali Berisha është zyrtarisht në gjyq me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Lajmin e bëri me dije vetë Berisha n...
KRUJË– 370 qytetarë, mes tyre edhe fëmijë, kanë shkuar për mjekim në spitalin e Krujës që nga mëngjesi i së dielës deri më sot. Të shtruar në spital, me diarre, të vjella dhe simptoma të tjera helmimi janë 30 pacientë por sipas drejtoreshës së spitalit të Krujës, Yllka Sheta, situata është nën krontroll. Në spital sot ka shkuar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila është shprehur se hetimet nga Inspektorati Shtetëror i Shëndetit kanë nisur dhe brenda 24-72 orëve do të dalë raporti i plotë. E pyetur nga mediat lidhur me ujësjellësin që përuroi për fushatë vetë kryeministri Edi Rama, Manastirliu bëri ç’mos për të evituar pyetjet.
Ndërkohë Ujësjellësi i Krujës ka publikuar analizat paraprake, ku dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë kanë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Në njoftimin zyrtar thuhet se autorizimi i përdorimit të ujit të pijshëm do të njoftohet nga UKK Krujë dhe Bashkia Krujë, pas çertifikimit të analizave përfundimtare nga ISHP të pikave fundore të shpërndarjes në të gjitha zonat e qytetit të Krujës.
Brenda spitalit pacientët ankohen për simptomat e tyre, duke pohuar se të njëjtën situatë kanë përjetuar edhe 3 muaj më parë, me po të njëjtat simptoma helmimi. Nga ana tjetër përveç ISHSH-së, inspektorët e të cilës i kanë kërkuar llogari ujësjellësit të Krujës se përse nuk kanë njoftuar që të dielën, kanë nisur hetimet edhe nga Prokuroria.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale Presidenti Ilir Meta duke kërkuar zbardhjes së plotë të ngjarjes, po ashtu të pranishëm në zonë janë edhe deputetët e opozitës. Ndërsa kryeministri Edi Rama hesht. Edhe pse ishte vetë ai që pak muaj më parë bëri një super-spektakël mediatik në përurimin e ujësjellësit të zonës.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Helmimi i qytetarëve në Krujë, Kosova ndihmë Shqipërisë: Si vëllai për vëllain
Helmimi masiv në Krujë, dalin analizat: Reshjet e dendura helmuan ujin
Helmimi në Krujë, Duma publikon videon e Ramës: Kush luan me ujin, luan me jetën
Situatë alarmante! Qytetarët e Krujës nuk kanë asnjë pikë ujë të pijshëm
Helmimi nga stalla? Dyshohet se ujërat e ndotur hynë në tubacionet e ujësjellësit
Helmimi masiv në Krujë, deputetet e PD: Prokuroria të hetojë shpejt!
Helmimi në Krujë/ PAMJET e ujësjellësit, nuk ka roje dhe kamera
Helmimi masiv në Krujë/ Banori i shqetësuar: S’flasin se kanë frikë partinë!
Helmimi, deputetja demokrate e Krujës: Kam djalin dhe motrën këtu!
Helmimi në Krujë, banori: Nuk flasin se kanë frikë partinë
Ndërprerja e furnizimit pas helmimit masiv, Prefekti Nasto: Do shpërndajmë falas
VD-E përuroi Rama! Manastirliu ikën ‘me vrap’ kur pyetet për ujësjellësin e Krujës
Helmimi në Krujë, Manastirliu: Ka nisur hetimi (Eviton pyetjet për ujësjellësin)
Helmimi i banorëve të Krujës, Meta: Situatë alarmante, të gjendet shkaku
Helmimi në Krujë, qytetari: Kam pirë ujë nga çezma
Helmimi nga uji, drejtoresha e spitalit: Kanë marrë shërbim 320 qytetarë
(a.b.k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KAVAJË– Ish-kryeministri Sali Berisha është zyrtarisht në gjyq me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Lajmin e bëri me dije vetë Berisha n...
TIRANË– 8 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri, mes tyre edhe një i mitur vetëm 5 vjeç. Ministria e Shëndetësis...
TIRANË- 117 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vend. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook, shkruan se ...
KAVAJË– Ish-kryeministri Sali Berisha dp të garojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Këtë deklaratë Berisha e bëri në Kavajë aty ku mbaj...
KAVAJË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë lajmin se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij nga Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Para...
PEQIN– Pas burgut të Burrelit, ka nisur greva e urisë edhe në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin. Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Pe...
DURRËS– 45.5 kilogramë heroinë janë sekuestruar në orët e vona të mbrëmjes në portin e Durrësit. Droga ishte fshehur brenda një kamioni të ngarkuar m...
KRUJË– Ujësjellësi i Krujës ka publikuar analizat paraprake të ujit të rrjetit të kësaj zone që u analizua pas helmimit masiv që është raportuar që n...
KRUJË– Qytetarët e Krujës të cilët ndodhen të shtruar në spital nuk kanë marrë ende ujë të pijshëm. Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se gjashtë or...
TIRANË– Banorët e rrugës “5 maji” janë përplasur me policinë mesditën e sotme pasi protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre. në një prononcim ...