Aktualitet

“Si vëllai për vëllanë”, Kosova i vjen në ndihmë Shqipërisë pas helmimit në Krujë

26 Tetor 2021, 17:23 Nga DOSJA
“Si vëllai për vëllanë”, Kosova i vjen në

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj është shprehur i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë, pas helmimit të qytetarëve të Krujës nga uji. Me anë të një postimi i në Facebook, ai shkruan se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet shqiptare në lidhje me situatën e gjendjes.

“Si vëllai për vëllain. Sot gjatë gjithë ditës kam qëndruar në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, dhe në vecanti me homologun tim, z. Niko Peleshi, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi, si dhe zyrtarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë për të shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve në Krujë. Kam kërkuar që të gjitha kapacitetet specialistike të Forcës së Sigurisë së Kosovës të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për ofruar të gjithë asistencën e mundshme”, shkuan Mehaj.

LAJM KRYESOR: Helmimi masiv në Krujë! Mbi 370 pacientë në spital, mes tyre dhe fëmijë. Nis hetimi

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armend mehaj helmohen qytetaret e krujes armend mehaj helmohen qytetaret e krujes

Sondazh

Poll