Aktualitet

Basha i lë Bardhit Territorialen, debatet: Dil vetë, jemi në krizë pasi iku Berisha

26 Tetor 2021, 18:42 Nga DOSJA
Basha i lë Bardhit Territorialen, debatet: Dil vetë, jemi në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot për tre orë në selinë blu kryetarët e degëve. Mësohet se në takimin e nisur rreth orës 18;00 dhe të përfunduar pak para se ora të shënojë 21:00 është diskutuar mbi Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.  Vetë kryedemokrati Basha ka deklaruar se ka vendosur që në terren për Reformën Territoriale të dalë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Sigurisht që as në këtë mbledhje nuk ka munguar diskutimi mbi situatën ku ndodhet Partia Demokratike, pasi ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Kavaja se do të garojë për postin e kryetarit të PD-së. Basha mësohet të jetë shprehur se nuk do të lejojë institucione paralele në PD, referuar Berishës dhe nismës së tij.

Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama,”- ka thënë Basha, por kjo gjë ka ndezur debate.

Kundërshtime, Basha ka hasur nga Anton Pjetërnikaj, Dashamir Aliko dhe Isuf Çelaj.

“Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngrordh demokracia”, mësohet të ketë thënë Pjetërnikaj.

“Nuk mund të vahzdojmë kështu, duhet zgjidhje,”- kanë shtuar Aliko dhe Çelaj.

“Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve pas largimit të Berishës,”- kanë vijuar ata.

Pamjet e publikuara nga Balkanweb tregojnë momentin kur dalin deputetët nga selia qendrore e Partisë Demokratike.

Sot PD-ja ka depozituar në Kuvend projektligjin për uljen e TVSH-së. Partia Demokratike kërkon uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për produktet e shportës ushqimore. PD ka depozituar amendamente në Kuvend, me anë të të cilave propozon ndryshime në Kushtetutë, Vetting të politikanëve, rikthim të koalicioneve si dhe reformën territoriale.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha me me kreret e degeve lulzim basha basha me me kreret e degeve lulzim basha

Sondazh

Poll