Aktualitet

“Vër kapuçin, budalla”, vajza e Çangut pa grabitësin: Po ta kem përballë e njoh!

26 Tetor 2021, 18:35 Nga DOSJA
“Vër kapuçin, budalla”, vajza e Çangut pa

KRUJË– Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu, Xhelona Çangu është personi i vetëm që ka parë një nga grabitësit që i terrorizuan dhe dhunuën për tre orë rresht gjatë mesnatës. Përpara grupit hetimor, Xhelona Çangu ka rrëfyer se njëri prej autorëve ishte pa maskë, i veshur me rroba të zeza, trup shkurtër. Vajza e biznesmeni shton se ai ishte i mbushur në fytyrë, me pak bark, me flokë kafe dhe rreth moshës 40 vjeç. Sipas Xhelona Çangut, një tjetër grabitës i ka tërhequr vëmendjen për mungesën e maskës dhe ajo e ka dëgjuar që i ka thënë: Vendose kapuçin more budalla!

“Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha “pusho”. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur. Na mori telefonat dhe i mbante në dorë. Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë. Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç. Në këtë moment, personi tjetër i maskuar i tha “Vendose kapuçin more budalla”. Njëri prej tyre kishte kufje në vesh dhe komunikonte me personat e tjerë. Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllain dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës. Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë “Do marrim borxhin që na ka babai juaj Nazmiu”. Nëse e shoh personin që ishte pa maskë e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku,”- ka thënë vajza e Çangut.

Një tjetër provë që është në duart e Prokurorisë është një kapele e lënë nga grabitësit në vilën e Çangut, brenda të cilës janë gjetur flokë dhe gjurmë djerse.  Vetë biznesmeni autorët i identifikoi nga theksi si nga Malësia e Krujës. Policia po heton edhe pasurinë e bizesmenit që nga polic u kthye në milioner, pavarësisht se vetë ai pretendon se paratë i ka bërë me të ardhurat që ka pasur nga bujqësia. Grabitja ndodhi mesnatën e 24 tetorit. Persona të maskuar e të veshur me uniforma policie u futën në shtëpinë e Çangut dhe morën më shumë se 120 mijë euro. Ata e kanë torturuar biznesmenin në mënyrë barbare gjë e cila dallohej edhe nga pamjet e vetë Çangut që u shfaq me shenja e i gjakosur gjatë intervistave.

Çangu nuk është një emër i panjohur. Ai ka qënë dëshmitar në procesin gjyqëso ndaj Emiliano Shullazit, kreut të bandës së Rrugës së Kavajës, i cili tashmë ndodhet pas hekurave. Në procesin gjyqësor të vitit 2016, Çangu ka pohuar para gjykatës së Krimeve të Rënda se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Mësohet se Çangu jepte para me fajde në zonë dhe shpesh për këtë arsye i krijoheshin probleme. Policia ka nisur të hetojë nëse grabitja e mund të ketë lidhje me ndonjë konflik borxhi që ka pasur në të shkuarën. Policia i ka sekuestruar biznesmenit aparatin celular për të parë komunikimet e fundit.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet nazmi cangu nazmi çangu xhelona cangu dhunohet nazmi cangu nazmi çangu xhelona cangu

Sondazh

Poll