Aktualitet

Pa drita!Miratohet marrja e kredisë e OSHEE, ikën elektriciteti në Kuvend, Çela qesh

26 Tetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
Pa drita!Miratohet marrja e kredisë e OSHEE, ikën elektriciteti

TIRANË– Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u prezantua projektligji për marrjen e 70 mln euro kredi nga ministrja Balluku dhe administratori i OSHEE, Adrian Çela, dështoi pasi u fikën dritat. Teksa po diskutohej mes administratorit të OSHEE-së, Ardian Çela, ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukut dhe deputetëve të pranishëm, në sallë ka rënë terri. Fillimisht situata u prit me të qeshura nga vetë Çela, i cili analizoi problemin, por përplasjet nuk munguan.

Ministrja Balluku debatoi me deputetin demokrat, Arbi Agalliu, i cili shkrepi një foto për të treguar ironinë lidhur me faktin se teksa diskutohej për të marrë borxh, OSHEE nuk siguron dot as dritat në Kuvend.

E njëjta situatë me fikjen e dritave u përsërit edhe në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Veprimtarive Prodhuese duke ndërprerë punënpër disa minuta, megjithatë energjia elektrike është rikthyer dhe puna ka vijuar normalisht. Vetë OSHEE-ja reagoi pak pas shkëputjes së energjisë, duke bërë me dije se ka pasur një zjarr tek ‘kullat binjake’, ndaj ka pasur edhe stakim të rrjetit.

Adrian Çela, zbuloi gjatë Komisionit se në vend janë zbuluar 2 “ferma” Bitcoin, njëra në Tiranë dhe tjetra në Fushë Krujë, të cilat janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhja e energjisë. Në fund të mbledhjes është miratuar kërkesa e OSHEE-së për të marrë hua nga BERZH.

Në kërkesën e bërë, OSHEE kërkon 70 milionë euro për të përballuar kostot nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë që vetë Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në një relacion të prezantuar gjatë mbledhjes së sotme ka bërë me dije se dy rreziqet kryesore, që ndikojnë në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm janë dy, vazhdimi i pandemisë dhe rritja e çmimeve të karburantit dhe energjisë elektrike. Sipas relacionit të prezantuar ditën e sotme në mbledhje, thuhet se nga ana e OSHEE-së parashikohet një humbje financiale prej 8.9 miliard lekësh në vitin 2021, ndërsa nëse nuk merren masa në vitin 2022 do të shënohet një humbje prej 7.2 miliard lekësh.

Për të mbrojtur familjarët nga rritja e çmimit të energjisë sipas relacionit të Ministrisë do të ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë elektrike. Por skema e rimbursimit të energjisë elektrike, e cila ka marrë miratimin paraprak, ende nuk është bërë e ditur dhe se si do të bëhet mbetet për tu parë. Ndërkohë që momentalisht rimbursimi është 640 lekë për të gjitha kategoritë e pensionistëve që e kanë konsumimin e energjisë elektrike 200 kë/ orë 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Energjia elektrike në Lushnje, Korreshi: Po rruani lekët atje

I burgosuri i dha fund jetës në burg, Bejtja: Nuk ndodhi për lekët borxh ndaj OSHEE

Borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë

VD-Kriza/ Zv.ministri i energjisë apelon për kursim: Një çikë kujdes familjet

Miratohet kërkesa e OSHEE-së për të marrë hua nga BERZH

Përfundon Komisioni, Shalsi: Do rikthehemi në 15:00. Denaj: Do flejmë këtu?

Çela: Zbuluam 2 ‘femra’ Bitcoin në Tiranë dhe Fushë Krujë, vodhën energji

U ndërprenë dritat në Kuvend, shkak shkëndija elektrike, mbërrijnë zjarrëfikëset

Ikën dritat tek Kuvendi! Çela i OSHEE: Duhet parë çelësi i brendshëm…

VD-Agalliu fotografon Ballukun, ministrja: Pse më bën foto? Kush je ti…

PERLË! Diskutohej për investimet në OSHEE, ikin dritat tek zyrat e Kuvendit

VD-DEBAT i ashpër në Komision/Bejtja:Ke vrarë një njeri në Elbasan. Bardhi:Përjashta

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ardian cela belinda balluku ikin dritat ne kuvend ardian cela belinda balluku ikin dritat ne kuvend

Sondazh

Poll