Aktualitet

Protesta tek ‘5-Maji’, gruaja: Rama të vijë këtu se nuk e vret njeri

26 Tetor 2021, 14:30 Nga DOSJA
Protesta tek ‘5-Maji’, gruaja: Rama të vijë këtu se

TIRANË– Banorët e rrugës “5 maji” janë përplasur me policinë mesditën e sotme pasi protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre. në një prononcim për FaxNews, ata shprehen se janë njoftuar shumë vonë për të liruar banesat e tyre dhe se nuk janë informuar për detaje të mëtejshme se si do të veprohet me ta. Të bindur banorët shprehen se do të mbrojnë shtëpitë e tyre deri në fund. Një grua e moshuar kërkoi që vetë kryeministri Edi Rama të shkonte pranë tyre.

“Edi Rama të vijë këtu e të dalë para nesh se nuk po e vret njeri. Më mrië të na pushkatojnë, vdekja nuk është asgjë. Të kryejmë punë njëherë e mirë, të paktën të mos lëmë fëmijët në rrugë të madhe. Dokumenti na ka ardhur vetëm në ditën e premte, si me i thën një motorristi, më sill një sufllaqe. Na kanë njoftuar që afati ishte deri në datën 26 tetor. Rezistencë do të bëjmë deri në fund,”- tha ajo.

Këta banorë protestojnë prej ditësh. Banesat e tyre do të shemben në kuadër të ndërtimit të banesave sociale për të prekurit nga tërmeti. Në një shkresë, banorët janë informuar për këtë vendim të cilin kanë vendosur ta kundërshtojnë publikisht.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protestojne banoret e 5 majit edi rama protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll