Aktualitet

Heroinë në portin e Durrësit! Kapen 45 kg brenda kamionit me krom, pranga 2 persona

26 Tetor 2021, 06:24 Nga DOSJA

DURRËS– 45.5 kilogramë heroinë janë sekuestruar në orët e vona të mbrëmjes në portin e Durrësit. Droga ishte fshehur brenda një kamioni të ngarkuar me krom, me destinacion Portin e Barit në Itali. Në prangat e Policisë së Shtetit kanë përfunduar pronari i automjetit, Arian Çermën, 45 vjeç, banues në Durrës dhe drejtuesin, Olgert Dudën, 36 vjeç, banues në Fier. Dyshohet se pronari i automjetit, Çerma kishte lidhje me grupin e trafikut të heroinës në Itali që ka në pronësi firmën ‘Hensi Trans’, e themeluar në 2017.

Kamioni i tipit “Sacania”, me destinacion Italinë, u kontrollua imtësisht në dalje, në vijën e dytë, pas informacioneve të grumbulluara nga policia, ndërsa sasia e heroinës, e ndarë në 43 pako të mbështjella me natriban, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit. Nga mënyra e ndarjes së lëndës narkotike, dyshohet se ishte përgatitur për 3 persona të ndryshëm. 15 pako kishin mbishkrimin ‘banane’, 7 pako me kryq të bardhë dhe 21 pako me shirit të zi. Por mund të jetë edhe kod për cilësinë e drogës brenda kamionit.

Ndërkohë policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Dosja.al raportoi e para mbrëmjen e djeshme se në portin e Durrësit u kap sasia e heroinës në kamion.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shirit i zi, i bardhë dhe ‘Banane’/ PAMJET e heroinës së kapur në Portin e Durrësit

Heroina në Portin e Durrësit, arrestohet pronari dhe shoferi i kamionit (EMRAT)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 45 kg heroine ne portin e durresit arian cerma olgert duda porti i durresit 45 kg heroine ne portin e durresit arian cerma olgert duda porti i durresit

Sondazh

Poll