Aktualitet

Berisha: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë ndaj Blinken

26 Tetor 2021, 16:08 Nga DOSJA
Berisha: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë ndaj Blinken

KAVAJË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë lajmin se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij nga Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Para demokratëve, Berisha dha lajmin, 6 muaj pasi depozitoi padinë e tij në Francë duke akuzuar zyrtarin e lartë amerikan për shpifje.

Kam kënaqësinë dhe krenarinë që të ndaj me ju lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës,”-tha Berisha në fjalën e tij gjatë “Foltores” së Kavajës.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. 

LAJMI KRYESOR: “Foltorja” në Kavajë/ Berisha: Gjykata e Parisit pranoi padinë, Blinken sill prova!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha ne kavaje sali berisha shpallet non-grata sali berisha sali berisha ne kavaje sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll