Aktualitet

Situatë alarmante! Qytetarët e Krujës nuk kanë asnjë pikë ujë të pijshëm

26 Tetor 2021, 14:53 Nga DOSJA
Situatë alarmante! Qytetarët e Krujës nuk kanë asnjë

KRUJË– Qytetarët e Krujës të cilët ndodhen të shtruar në spital nuk kanë marrë ende ujë të pijshëm. Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se gjashtë orë nga deklarata e prefektit të Durrësit, Roland Nasti, i cili tha se Kruja do të furnizohej falas me ujë të pijshëm, ende nuk duket asgjë.

Nuk dihet arsyeja e vonesës së këtij furnizimi, por sa më shumë orë që kalojnë aq më e vështirë është jetësa për qytetarët në një vend ku uji i rrjetit po hetohet pasi dyshohet se solli helmimin e mbi 300 personave.

Situata alarmante u raportua një ditë më parë. Rreth 370 persona, gra e fëmijë kanë mbushur shtretërit e spitalit të Krujës pasi janë helmuar. Ata kanë të vjella, diarrë dhe simptoma të tjera helmimi. Ajo që dyshohet se ua ka shkaktuar është uji i rrjetit. Në falt Ujësjellësi i Krujës u inagurua nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së 25 prillit, por me ujë të marrë nga Tirana.

(F.m/dosja.l)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes kruje helmohen qytetaret e krujes kruje

Sondazh

Poll