Aktualitet

‘Duan të takojnë familjen’/ Pas burgut të Burrelit, nis greva e urisë edhe në Peqin

26 Tetor 2021, 15:42 Nga DOSJA
‘Duan të takojnë familjen’/ Pas burgut të Burrelit,

PEQIN– Pas burgut të Burrelit, ka nisur greva e urisë edhe në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin. Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit prej mëngjesit të sotëm kanë refuzuar ushqimin, ndërkohë që po ashtu nuk kanë pranuar që të dalin ajrosje. 

Shkak i grevës mësohet se është bërë refuzimi i kërkesës së të dënuarve për të takuar familjarët për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

E gjitha filloi nga burgu i Burrelit, disa ditë më parë, ndërkohë që u paralajmërua se nëse rregullat nuk do të ndryshoheshin, greva do të përhapej edhe në institucionet e tjera të dënimit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greva ne burgun e peqinit peqin greva ne burgun e peqinit peqin

Sondazh

Poll