Aktualitet

GJL vendos mospranimin e rekursit për Dacin, KPA duhet të nisë procedurat

26 Tetor 2021, 13:35 Nga DOSJA
GJL vendos mospranimin e rekursit për Dacin, KPA duhet të nisë

TIRANË– Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për Luan Dacin, duke lënë në fuqi dënimin e tij për falsifikim të dokumenteve. Mësohet se vendimi është marrë sot në dhomë këshillimi. Nga ana tjetër Kolegji i Posaçëm i Apelimit duhet të nisë procedurat për largimin e tij si anëtar i këtij institucioni.

Daci u dënua me 6 muaj heqje lirie nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pak muaj më parë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur për falsifikim dokumentash.

Gjithçka nisi pasi ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare dhe u provuan edhe nga SPAK, që doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari gjykata e lartë luan daci antoneta sevdari gjykata e lartë luan daci

Sondazh

Poll