Aktualitet

Gruaja i lutet Manastirliut: Më rimburso ilaçin për bashkëshortin, do sëmurem

26 Tetor 2021, 14:24 Nga DOSJA
Gruaja i lutet Manastirliut: Më rimburso ilaçin për

TIRANË– Një grua e moshuar Drita Mullai ka ngritur shqetësimin se prej muajit shtator bashkëshorti i saj nuk merr rimbursim për ilacin “Gliatilin” që përdoret për personat që kanë kaluar trombozë në tru.

Në një prononcim për “Fax News”, Mullai thotë se e ka të pamundur që me një pension prej 150 mijë lekësh të vjetra të blejë këtë ilac që kushton, por që bashkëshorti i saj e ka të domosdoshëm.

“Shqetësimi im është që prej shtatorit nuk marrim rimbursimin e ilaçit “Gliatilin” që e përdot bashkëshorti Bardhyl Mullai i cili ka kaluar trombozë në tru. Nuk ka mungesë nga ky ilac, por prej shtatorit i kanë hequr rimbursimin duke ia lënë vetëm veteranëve të luftës. Nuk e di sa veteran kanë ngelur që përdorin këtë ilac me rimbursim. Të gjitha ilaçet e burrit i marr pa rimbursim por kjo “Gliatilin” më kushton më shumë sepse 1 tabletë me 14 kapsula kushton 13 mijë lekë të vjetra, ai merr 3 në ditë, llogariteni sa shumë na kushton ne pensionistëve që marrim vetëm 150 mijë lekë pension. Në Itali kemi bërë kimio, analiza cdo gjë në spital pa paguar asnjë euro. Sa erdhëm këtu bëra operacion burrin nga prostata, ngeli sakat. Kam një kërkesë për ministren. Ju lutem, mendo që të na rimbursosh këtë ilac për kaq pak të sëmurë që janë me këtë diagnozë që mos arrijmë deri në atë ditë dhe të sëmuremi mendërisht. Nuk i vuan as shteti as ministrat por i vuajnë familjarët,”- thotë gruaja.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drita mullai gliatilin ogerta manastirliu drita mullai gliatilin ogerta manastirliu

Sondazh

Poll