Aktualitet

Në hetim nga 2018! Shkatërrohet grupi i kokainës në Itali, 7 shqiptarë pranga

26 Tetor 2021, 14:21 Nga DOSJA
Në hetim nga 2018! Shkatërrohet grupi i kokainës në Itali, 7

ITALI– 7 shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane. Gjatë operacionit të koduar “Magnetic Box”, Policia italiane ka arrestuar 7 persona, të moshave 20 deri në 37 vjeç, ndërsa në kërkim janë ende 5 të tjerë.

Të prangosurit, mes tyre edhe shqiptarë të Kosovës, sipas mediave italiane ishin persona me precedentë të mëparshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nëpër zonën e L’Aquilas. Të gjithë të bashku bënin transportin, blerjen, shitjen e kokainës nëpër qytet.

Hetimi për grupin kishte nisur që në vitin 2018, falë arrestimit të një shtetasi italian, i cili më pas rezultoi se kontrollonte një pjesë të madhe të shitjeve në territorin e Petinos, Torrione dhe Pile. Këtij të fundit drogën ia siguronte grupi shqiptar, për t’i shpërndarë më pas nëpër kinema dhe qendra tregëtare të zonës.

Po ashtu traafikuesit përdornin magnete në qeset e kokainës për t’i fshehur në pjesë të ndryshme të makinave, ndaj dhe operacioni mori emrin e koduar ‘Magnetic box’.

 (s.b./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet itali magnetic box itali magnetic box

Sondazh

Poll