Aktualitet

Hynë në shtëpinë e Çangut me uniformë blu/ Zv.drejtori i Policisë: Ka edhe në pazar

26 Tetor 2021, 14:07 Nga DOSJA
Hynë në shtëpinë e Çangut me uniformë blu/

TIRANË– Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi ka komentuar grabitjen e ndodhur në Nikël të Krujës, ku viktimë ishte Nazmi Çangu. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, zv.drejtori Dervishi komentoi faktin se autorët e grabitjes kishin veshur uniforma policie.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se uniforma të tilla, mund të gjenden rëndom edhe në pazar, të cilat mund të përshtaten shumë mirë nga rrobaqepëse.

“Në punë tonë të përditshme disa zona policore i kemi në fokus të veçantë, siç është Nikla. për këtë masë janë marrë masa nga policia e Shtetit dhe janë zhvilluar operacione, një pjesë e të cilave janë bërë të ditura ose një pjesë është në zhvillim. Këtë vit kemi caktuar një grup të posaçëm për komisariatin në Krujë, sidomos në këtë zonë. Ka disa mënyra që autorët përdorin për të realizuar një aktivitet kriminal. Një prej tyre është se prezantohen si punonjës policie. Po kjo nuk do të thotë që të hidhen hije dyshimi mbi punonjës policie. Për këtë rast po punohet intensivisht. Të shpresojmë që lajmin ta marrim sa më shpejt të jetë e mundur. Uniforma, ose copa me të cilën policia prodhon kostumet e stërvitjes ka edhe në pazar. Nuk është e vështirë që një rrobaqepës t’i përshtat. Apo dhe kapele të tilla ka dhe në Pazar. Ngjarje të tilla, me pasojë ose pa pasoja, si qartëson njerëzit e dëmtuar që të vërejnë me imtësi që uniforma është ajo apo e imituar. Po të dëgjoni dëshminë e të dëmtuarit, ai ka pasur dyshime se ata nuk ishin policë. Policia nuk hyn si hajdutë në banesa,”-tha ai.

Mëngjesin e të dielës, disa persona të armatosur dhe të veshur si efektivë policie kanë hyrë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu dhe i kanë marrë 120 mijë euro nga kasaforta. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll