Aktualitet

Nuk “zunë” mend herën e parë, Policia arreston dy hajdutët në Korçë

26 Tetor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Nuk “zunë” mend herën e parë, Policia arreston dy

KORÇË – Policia e Korçës ka arrestuar ditën e  sotme 2 persona pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vjedhur derën e një pallati në lagjen nr. 10 në Korçë.

Ky nuk është rasti i parë pasi i grabitjes. V. B, 37 vjeç nga Korça kishte kryer edhe tre vjedhje të tjera, përfshirë 6.000 lekë nga arka e kontributeve në Kishën“Ringjallja e Krishtit”, disa sende metalike dhe kabul elektrikë.

Së fundmi në bashkëpunim me një qytetar të arrestuar më parë E. Z kishin vjedhur një send me vlerë 30.000 lekë në shtëpinë e qytetares M.A.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. S., 38 vjeç dhe V. B., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur derën e përbashkët të një hyrjeje pallati”, thotë policia.

VB., është autori i dyshuar edhe i tre vjedhjeve të tjera: Më datë 02.09.2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vjedhur 6.000 lekë, tek arka e hedhjes së kontributeve në Kishën “Ringjallja e Krishtit”, Korçë. Më datë 07.10.2021, në lagjen nr. 17, Korçë, ka vjedhur sende metalike dhe kabuj elektrikë. Më datë 13.10.2021, në lagjen nr. 3, Korçë, në bashkëpunim me shtetasin E. Z.(i arrestuar më parë) ka vjedhur një objekt antik prej bakri me vlerë 30.000 lekë, në banesën e shtetases M. A. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy hajdutet ne korçe hajdutet seriale ne korce policia e korces policia korçe arrestohen dy hajdutet ne korçe hajdutet seriale ne korce policia e korces policia korçe

Sondazh

Poll