Aktualitet

Shpallet tenderi mbi 1 mld lekë për sistemimin e ujrave të shiut në Durrës

26 Tetor 2021, 14:00 Nga DOSJA
Shpallet tenderi mbi 1 mld lekë për sistemimin e ujrave të shiut

TIRANË– Bashkia Durrës ka shpallur tenderin me subjekt rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit në zonën e Porto Romanos dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të programit të rindërtimit.

Tenderi është me fond limit 1 miliard e 972 milion e 599 mijë e 359 lekë është shpallur me procedurë të kufizuar dhe me kohëzgjatje 365 ditë. Afati për paraqitjen e dokuemnteve për kompanitë garuese është deri më datë 5 nëntor, ditë kur do të shpallet edhe fituesi i tenderit.

Hidrovori i Porto Romanos i ndërtuar rreth viteve 62-67’, ka 7 elektropompa me kapacitet rreth 22m³/sek. Godina e hidrovorit është degraduar dhe ka marrë dëme të mëdha si rezultat i tërmetit të 26 nëntorit 2019, kohë kur dhe u dha alarmi për të.

Akti i ekspertizës arriti në përfundimin që kjo ndërtesë nuk ka aftësi mbajtëse të përballojë jo vetëm ngarkesat dinamike sizmike, por as ato statike. Kolektori kryesor kullues i kënetës që sjell ujërat e kullimit në hidrovorin e Porto Romanos me gjatësi 37.700 ml ka dhe 40 kulluese sekondare me gjatësi totale prej 58410 ml, ku të gjitha objektet e mësipërme kullojnë një fushë prej 3100 ha tokë.  

Kanalet kulluese janë dëmtuar dhe disa prej tyre janë mbyllur. Dëmtimi i tyre dhe dimesionimi i tyre jo i mjaftueshëm sjellin probleme duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres porto romano tenderi per ujrat e shiut bashkia durres porto romano tenderi per ujrat e shiut

Sondazh

Poll