Aktualitet

Nuk shkoi vetë, as dërgoi avokatin, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Lul Berishën

26 Tetor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Nuk shkoi vetë, as dërgoi avokatin, Gjykata e Lartë shtyn

TIRANË– Gjykata e Lartë ka shtyrë datën për mbajtjen e seancës për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ku do të shqyrtohej lirimi i tij me kusht. Shkak është bërë mosparaqitja në seancë as e tij dhe as avokatit të caktuar prej tij. Për shkak të mungesës, seanca u shty për në datë 9 nëntor ora 10.00.

Ndërkohë që tani nga ana e Gjykatës do të merret informacion me anë të prokurorisë së Durrësit nëse Berisha do të mbajë kontakt me shërbimin e provës, për të saktësuar adresën ku do t’i dërgohen fletë-thirrjet. Lulzim Berisha, i njohur si ish-kapoja e bandës së Durrësit, u lirua nga burgu me kusht në vitin 2016 për shkak të sëmundjes së tij të rëndë.

Por tashmë është i shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë lul berisha lulzim berisha gjykata e lartë lul berisha lulzim berisha

Sondazh

Poll