Aktualitet

Bënin ‘namin’ me grabitje, 48 në 2 muaj, shkatërrohet banda shqiptare në Itali

26 Tetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Bënin ‘namin’ me grabitje, 48 në 2 muaj, shkatërrohet

ITALI- Një grup i përbërë prej 4 shqiptarësh ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për 48 vjedhje në dy muajt e fudnit të Venezia.

Sipas mediave italiane, urdhëri është lëshuar nga prokurorja, Antonia Sartori e cila pas hetimeve të kryera ka vërtetuar grabitjet e kryera nga banda shqiptare në muajt shtato-tetor.

Shiko këtë shtëpi… Është bosh… Nëse ngjitemi nga pas, ja hedhim..”- thuhej në një bisedë të përgjuar nga autoritetet italiane.

Grupi, sipas akuzës, kishte kryer vjedhje në zonën e Venedikut, në provincën e Trevisos dhe Padovës e deri në Pordenone. Grabitjet kryheshin gjithmonë natën, duke zgjedhur shtëpi të izoluara dhe mundësisht apartamente bosh. Makina ishte marrë me qira nga njëri prej hajdutëve, ku një shofer dhe tre hajdutë ishte ‘ndarja e punës’ së grupit.

Hetuesit për javë të tëra kishin vëzhguar bandën me kamerat e drejtuara në shtëpinë e tyre, si dhe kishin vendosur GPS në makinën e tyre, ndërhynë të premten mbrëma duke i vënë në pranga nga frika e arratisjes.

Kur policët i ranë ziles së shtëpisë, duke urdhëruar hapjen, zhurma shpërtheu brenda shtëpisë, ku tre persona tentuan të arratiseshin nga dritarja e banjës. Kështu policia u detyrua të thyente derën dhe një person i katërt u arrestua në stacionin e Mestres.

Para gjyqtarit për pyetjen e garancisë, të katërt, të mbrojtur nga avokatët Stefania Pattarello, Mauro Serpico, Cesare Dalla Costa, përfituan nga e drejta për të mos u përgjigjur. Tani ndodhen në burgun e Santa Maria Maggiore.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banda shqiptare ne itali mauro serpico policia italiane stefania pattarello banda shqiptare ne itali mauro serpico policia italiane stefania pattarello

Sondazh

Poll