Aktualitet

Piramida ‘Kurum’/ Historia e MEGA-mashtrimit, Turqia nis hetim, Shqipëria në heshtje

26 Tetor 2021, 11:41 Nga DOSJA
Piramida ‘Kurum’/ Historia e MEGA-mashtrimit, Turqia nis hetim,

TIRANË– Kompania më e madhe e hekurit në Turqi, ‘Kurum Demir’ ka fshehur procedurat e falimentimit duke u përfshirë në një skandal financiar për tjetërsimin e aseteve në mënyrë që t’i shpëtonin sekuestrimit në Turqi. Por kompania ka edhe degë në Shqipëri, e cila njihet me emërtimin “Kurum International SHA’, por edhe “Bankers Petroleum”.

Bazuar në një artikull të “Pamfletit” shkruhet se për llogari të mashtrimit të kompanisë mëmë në Turqi, ‘Kurum’ në Shqipëri ka hartuar bilance të rreme në 5 banka të nivelit të dytë në vendin tonë, duke u marrë 210 milionë euro kredi. Lëvizja u mësua nga mediat turke, madje ‘SABAH’ bëri dhe një investigim lidhur me kreditë e marra, por jo vetëm që askush nuk u vu në lëvizje, madje ‘Kurum’ vazhdoi me mbledhjen dhe prodhimin e hekurit në vendin tonë.

Në Turqi ka nisur një proces masiv penal ndaj drejtuesve të Kurum, të cilët akuzohen për pastrim parash, mashtrim me pasoja të rënda etj. Të gjithë janë kallëzuar nga 14 banka turke, ndërkohë që në Shqipëri askush nuk “lëviz gishtin” që prej vitit 2013.

Po si u bë Kurum në Shqipëri pjesë e mashtrimit të madh në Turqi?

Kompania mëmë “Kurum” ia faturonte një pjesë të humbjeve të saj, filialit në Shqipëri “Kurum International SHA”, për të mashtruar bankat atje, ndërkohë që u merrte pa problem kreditë. Kompania aplikoi tek autoritetet e taksave dhe tatimeve për të shtyrë falimentin, ndërsa shiti pronat e saj tek kompanitë e tjera të hapura nën emrin e të afërmve të Hasmet Bedii Kurum, pronarit të kompanisë. I gjithë qëllimi ishte që kur kompania të “falimentonte”, pronat të ruheshin dhe bankat të mos kishin se çfarë të sekuestronin. Në Shqipëri, kjo kompania ka marrë jo pak por 210 milionë euro borxh në banka, të cilat tani s’kanë ç’të sekuestrojnë. Dega në Shqipëri ka si administratorë Erdal Demir dhe Lindita Kikino, ndërkohë që pronarë tashmë rezultojnë shtetaset truke Melis dhe Selin Kurum, të dyja me 50 % të aksioneve, por që në të vërtetë pas tyre qëndron Hasmet Bedii Kurum.

Përveç përfitimit nga bankat, në Shqipëri kompania është akuzuar edhe për ndotje të mjedisit me pasoja të rënda, shitje të skrapit në mënyrë të paligjshme, afera korruptive etj. Por gjejeni çfarë; asnjë masë nuk është marrë. Madje, kompania i kërkon shtetit shqiptar 100 milionë euro për çështjen koncesionit të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit. Të paktën të dalë diku me fitim!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kompania kurum kurum skandali me mashtrimin e kürüm demir kompania kurum kurum skandali me mashtrimin e kürüm demir

Sondazh

Poll