Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, banorët: E ëma po e priste me pjatën me gjellë

26 Tetor 2021, 08:37 Nga DOSJA
Vrasja e dyfishtë në Vlorë, banorët: E ëma po e priste

VLORË– Vrasja e xhaxhait dhe nipit në Vlorë ka lënë të shokuar banorët e zonës dhe të afërmit. 39-vjeçari, Genci Koreta vrau xhaxhain e tij Jorgji Koreta, 64 vjeç dhe më pas qëlloi edhe veten për vdekje ditën e djeshme në Vlorë. Banorët e zonës janë shprehur për ‘Abcnews’ se e njihnin si person të parrezikshëm dhe punëtor, 39-vjeçarin. Një prej tyre tregoi se e ëma kishte qenë duke e pritur për të ngrënë bukë momentin e ngjarjes.

“I kemi njerëz të afërt, shkojmë dhe vijmë nuk dimë gjë. Djali ka qenë aq i mirë, ky Genci, ishte punëtor. Nuk e beson njeri që ka ndodhur që e ka bërë ky djali. Edhe e ëma, tha unë po e prisja, “kisha bërë pjatën me gjellë”. Më vjen kunati dhe më thotë ku e ke djalin? Tokën e kishin veç e veç. Nuk dimë gjë. Ata e morën me vete të drejtën se kush e pati fajin. Djali kaloi një çikë në depresion, por u mjekua dhe ishte mirë, nuk kishte të meta mendore të vriste xhaxhanë. Nuk na besohet që ka ndodhur një gjë e tillë” tha një grua.

I njohim. Ai djalë nuk blihet. Nuk e di si ndodhi. Nuk kanë pasur probleme. Xhaxhai rrinte në Vlorë, por ka ditë këtu. Ullinjtë i kishin ndarë. Nuk e di si janë pleksur. Nuk dimë gjë të keqen nëna”, tha një e afërme e familjes.

I kemi tanët, por nuk kemi dëgjuar gjë fare, e dëgjuam mbrëmë në 10 të natës. Nuk kishin probleme me njëri tjetrin. Po na vjen habi nga u erdhi kjo” tha një tjetër.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet genci koreta krim i dyfishte ne vlore vlore genci koreta krim i dyfishte ne vlore vlore

Sondazh

Poll