Aktualitet

I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

26 Tetor 2021, 11:07 Nga DOSJA
I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari

TIRANË– Një 43-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim në Itali për trafik droge, është vënë në pranga ditën e sotme. Personi me inicialet F.Rr u ndalua ditën e sotme në Tiranë për të vijuar më pas ekstradimin e tij drejt Italisë. Gjykata e Genovas, në Itali ka lëshuar urhdër arrestin ndërkombëtar për 43-vjeçarin i cili ishte në kërkim për veprën penale ‘trafik i drogës’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 43-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit F. Rr, 43 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombetar, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradim drejt italise shqiptari i kerkuar ne itali ekstradim drejt italise shqiptari i kerkuar ne itali

Sondazh

Poll