Aktualitet

‘Foltoreve’ po u vjen fundi! A do ta mbledhë dot Berisha Kuvendin Kombëtar të PD-së?

26 Tetor 2021, 10:27 Nga DOSJA
‘Foltoreve’ po u vjen fundi! A do ta mbledhë dot Berisha

Nga Dosja.al

TIRANË– Ndërsa foltoreve po u vjen fundi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur të paktën 60 për qind të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kur mjaftojnë vetëm 25 për qind që të mblidhet automatikisht. Nisur nga numri i firmave, mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së dukej formalitet deri mbrëmë, kur mbështetësit e Bashës, deklaruan se nuk është aq e thjeshtë.

Ervin Salianji, në një sfidë përballë Çim Pekës në Syri.tv, deklaroi se nuk mjaftojnë firmat, por duhet edhe një objekt i njohur nga statuti që të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Të njëjtën gjë kishte përmendur në një dalje për mediat edhe nënkryetari dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj.

Konfirmimi i qëndrimit nga Salianji, bëri që në studion e “Çim Peka Live” të ndërhynte me telefon ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili tha se ka 2 mënyra kur mblidhet Kuvendi;  e para kur e thërret Kryetari dhe Këshilli Kombëtar dhe e dyta kur e thërret një e katërta e anëtarëve të Kuvendit. Në rastin e dytë, sipas Ristanit, mjafton që të mblidhen firmat. Askush nuk mund ta ndalojë, as Këshilli Kombëtar, siç pretendojnë mbështetësit e Bashës.

Po çfarë thotë Statuti i PD-së për këtë? Neni 43 është i vetmi që përcakton se si mblidhet dhe çfarë vendimesh mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Në pikën 2 thuhet: “Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH-së, ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar”.

Nuk ka asnjë kushtëzim tjetër, për mbledhjen e Kuvendit. Mjaftojnë 25 për qind e anëtarëve që të quhet i mbledhur. Në Statut nuk thuhet megjithatë se kush e kontrollon procesin e mbledhjes së firmave, legjitimitetin e tyre. Nuk thuhet se kush e thërret pasi mblidhen firmat, nëse Kryetari i partisë, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar janë kundër.

Arben Ristani tha se kur mblidhen firmat, janë organet administrative të PD-së që merren me procedurat, por kush i vë në lëvizje këto organe?

Kjo është e pasqaruar në Statut.

Për më tepër që në vazhdim të nenit 2, thuhet: “data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.” Kush e bën njoftimin? Si drejtohet Kuvendi nëse kryetari nuk merr pjesë?

Edhe për këto nuk ka një përgjigje në statut, por as nga juristët e të dyja palëve. Megjithëse saktësia e firmave është lehtësisht e verifikueshme, sepse në pikën 1 të nenit 43 përcaktohet qartë se kush janë anëtarë të Kuvendit, megjithëse pretendimi për mbledhjen e 60 për qind të firmave nga Berisha nuk kundërshtohet nga zyrtarët e PD-së, mekanizmi i mbledhjes së Kuvendit duket se do të shkaktojë një debat tjetër, që mund të sjellë një përplasje juridike të madhe dhe mund të përfundojë në gjykatë.

Neni 43

Kuvendi Kombëtar i Partisë

ç) Anëtarët e Kryesisë së Partisë;

ë) Një numër i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere në numër të barabartë jo më shumë se 5 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

ç) shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar;

(E.A.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes kuvendi kombetar i pd lulzim basha sali berisha aksioni i berishes kuvendi kombetar i pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll