Aktualitet

Vrau burrin në Tregun e Milotit, dënohet me 9 vite burg Violeta Donaj

26 Tetor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Vrau burrin në Tregun e Milotit, dënohet me 9 vite burg Violeta Donaj

TIRANË– Violeta Donaj është dënuar me 9 vite burg nga apeli i Tiranës. 38-vjeçarja ka vrarë bashkëshortin e saj në vitin 2018 në Tregun e Milotit.

Më 17 qershor, Donaj ka ekzekutuar me pistoletë Kujtim Donajn, bashkëshortin e saj. “Eja tek tregu”, ishte  komunikimi telefonik i fundit mes bashkëshortëve.

Violeta Donaj ishte ajo e cila mbërriti e para në treg me automjetin e saj SMART, ngjyrë e kuqe e errët, me targa AA389LR. Pas këtij momenti, ajo i ka telefonuar bashkëshortit të saj që të vinte te kioska ku ata tregtonin, për të sistemuar mallin. Në momentin që Kujtim Donaj, 42 vjeç, ka mbërritur pranë vendit të punës, ai është qëlluar me tre plumba pistolete TT, pas shpine nga bashkëshortja e tij.

38-vjeçarja ka deklaruar para trupit gjykues se ka vrarë bashkëshortin pasi ai e dhunonte dhe linte paratë në lojërat e fatit.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim donaj violeta donaj kujtim donaj violeta donaj

Sondazh

Poll