Bota

Të shtëna me armë brenda qendrës tregtare në SHBA, dy të vdekur

26 Tetor 2021, 05:48 Nga DOSJA
Të shtëna me armë brenda qendrës tregtare në SHBA, dy

SHBA– Dy persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën pasi një person hapi zjarr në një qendër tregtare në Idaho, në SHBA. Ngjarja ka ndodhur në një nga qendra tregtare më të mëdha që ndodhet në qytetin e Idahos. Policia ka njoftuar se autori i sulmit është arrestuar, ndërsa situata është në monitorim. Të plagosur kanë mbetur 5 persona, përfshirë dhe një oficer policie.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një oficer policie, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas të shtënave, dëshmitarët pritën jashtë qendrës tregtare në shi, që të intervistoheshin nga policia. Policia, ambulanca dhe zjarrfikëset mbushën një pjesë të parkingut të qendrës tregtare.

Kryebashkiakja e Boise, Lauren McLean foli në një konferencë shtypi pas të shtënave.

“Ndërsa mendojmë për ata që u lënduan sot, zemra ime është me ata që u strehuan në vend, ata që e panë këtë krim, ata që nuk ishin të sigurt nëse do të shihnin përsëri një person të dashur. Më vjen thellësisht, thellësisht keq për dhimbjen dhe traumën që përjetuat.”- tha ajo.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota shba sulm ne shba te shtena me arme ne shba shba sulm ne shba te shtena me arme ne shba

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2021, 21:13

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

KOSOVË– Një persona ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kosovë. Mediat vendase kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:...