Bota

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

25 Tetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

KOSOVË– Një persona ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kosovë. Mediat vendase kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në njoftimin zyrtar të policisë shkruhet se autori nuk është prangosur ende, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij,”- thuhet në njoftim.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni plagosje me arme ne prishtine prishtine plagosje me arme ne prishtine prishtine

Sondazh

Poll