Bota

Ishte proshqiptare, kanceri i merr jetën lideres së partisë socialiste greke

25 Tetor 2021, 15:33 Nga DOSJA
Ishte proshqiptare, kanceri i merr jetën lideres së partisë

GREQI – Fofi Gennimata, udhëheqësja e opozitës socialiste të Greqisë, Lëvizja për Ndryshim, u nda nga jeta ditën e sotme pas një beteje të gjatë me kancerin.

Vdekja e Gennimatës, e cila muajin e ardhshëm do të mbushte 57 vjeç, u njoftua nga spitali Evangelismos ku ajo po merrte trajtim që prej 12 tetorit.

Sipas Reuters, zyra e Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ai u trondit kur mësoi për vdekjen e Gennimatës dhe një ditë zie kombëtare u shpall të mërkurën, kur do të mbahet edhe funerali i saj.

Ajo ishte në mes të një gare lidershipi për partinë, e treta më e madhe në Greqi. Gennimata njihet si një figurë proshqiptare dhe në listën për deputetë kishte kandidatë shqiptarë.

Mitsotakis, i cili mbërriti në Arabinë Saudite për një vizitë dy-ditore të hënën, do të ndryshojë orarin e tij për t’u kthyer në Greqi të martën në mbrëmje. Turneu i tij i planifikuar në ishujt grekë për të mërkurën dhe të enjten u anulua gjithashtu.

Gennimata u zgjodh kryetare i ish-partisë qeverisëse PASOK në vitin 2015 dhe në vitin 2017 u emërua kryetare e Lëvizjes për Ndryshim, një koalicion i partive të qendrës së majtë që u formua rreth PASOK-ut. Ajo ishte e bija e Georgios Gennimatas, i cili ishte një anëtar themelues i PASOK, i cili ishte dominues në Greqi në vitet 1980 dhe 1990. Nënë e tre fëmijëve, Gennimatas u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 2000.

Homazhet nga i gjithë spektri politik u derdhën për Gennimatën, e cila kishte dalë në publik deri pak para se të shtrohej në spital. Trëndafila të bardhë u lanë në vendin e saj në parlament ndërsa ligjvënësit mbajtën një minutë heshtje.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll