Bota

Familja afgane shet foshnjen për 500 dollarë, nëna: Fëmijët e tjerë po vdisnin urie

26 Tetor 2021, 05:29 Nga DOSJA
Familja afgane shet foshnjen për 500 dollarë, nëna:

AFGANISTAN– Një rast i cili është bërë publik nga BBC ka tronditur opinionin. Shumë familje në Afganistan po përballen me një krizë ekonomike dhe situata sa vjen e përkeqësohet që pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Ato po vuajnë nga mungesa e ushqimit e kjo krizë ka vënë në pah rastet tronditëse ku familjet detyrohen të shesin fëmijët e tyre për të përfituar ekonomikisht.

Një familje afgane ka shitur vajzën e tyre për 500 dollarë. Ky lajm ka bërë xhiron në rrjet duke prekur zemrën e mijëra qytetarëve. Prindërit e foshnjës thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër, pasi fëmijët e tjerë po vdisnin nga uria.

Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria andaj u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur, ajo është fëmija im”,- ka thënë nëna e foshnjes.

“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.

BURIMI: BBC

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota afganistan familja ne afganistan shitje femijesh afganistan familja ne afganistan shitje femijesh

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2021, 21:13

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

KOSOVË– Një persona ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kosovë. Mediat vendase kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:...