Bota

Krimi në Glyka Nera: Anagnostopoulos i lidhur me një 16-vjeçare para Caroline

25 Tetor 2021, 18:14 Nga DOSJA
Krimi në Glyka Nera: Anagnostopoulos i lidhur me një 16-vjeçare

GREQI – Zbulime të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krimin e ndodhur në Glyka Nera, konkretisht në lidhje me marrëdhënien që Babis Anagnostopoulos, kishte me gruan e tij, Caroline, e cila dyshohej se e tradhtoi.

Sipas Protothema, Caroline i kishte thënë këshilltares së saj se Babis Anagnostopoulos ishte i dashuruar me njërën nga koleget e punës dhe se zhdukej edhe të dielave pa asnje arsye. Ajo gjithashtu kishte thënë se po mendonte të merrte fëmijën e saj dhe të largohej.

Miqtë e familjes së Babis Anagnostopoulos nga Alonissos, vunë në dukje se asnjëri prej tyre nuk beson se Babis ka pasur një lidhje paralele, duke u shprehur se “ishte shumë i dhënë pas Caroline.

“Ai erdhi me helikopter në ishull vetëm për t’i sjellë asaj një buqetë. Ai kurrë nuk do të vriste një grua për një tjetër“, thanë ata.

Nga ana tjetër një shok i pilotit tha në një emision: Babis në moshën 23-vjeçare ka pasur një lidhje me një vajzë atëherë 16-vjeçare, për një vit. Tani vajza thotë se ka qenë lidhja më e mirë që ajo ka pasur ndonjëherë. Ai nuk ishte manipulues apo shtytës, por shumë i kujdesshëm. Nuk mund të besojmë se ai mund të vrasë

Në të njëjtin emision foli edhe një mikeshë e Carolinës, duke thënë : Vitin e kaluar Caroline ishte larguar nga ne ose Babis ishte larguar ndoshta prej nesh dhe ne nuk morëm më vesh asgjë nga ajo. Nëse Caroline do të dinte dicka për lidhjen jashtëmartesore të Babit, nuk do të bënte kompromis, nuk do të ulej me të. Ndoshta kjo është arsyeja pse ajo donte ta linte atë

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopouloska babis anangnostopolos glyka nera krim ne glyka nera babis anagnostopouloska babis anangnostopolos glyka nera krim ne glyka nera

Sondazh

Poll