Bota

Rumunët nuk dalin nga shtëpitë: Arinjtë kanë “pushtuar” qytetet

26 Tetor 2021, 05:36 Nga DOSJA
Rumunët nuk dalin nga shtëpitë: Arinjtë kanë

RUMANI– Banorët e qytezave malore në Rumani nuk dalin nga banesat e tyre pasi janë të frikësuar nga arinjtë. Ata shprehen për ‘Metro.co.uk’ se arinjtë e zbritur në qendrat e banuara po ua bëjnë jetën më të vështirë dhe po jetojnë me frikë.

‘Çdo ditë është e njëjta histori e mallkuar. Arinjtë janë kudo. Nganjëherë duhet të thërrasim policinë që të vijë t’i largojë në mëngjes kur duhet të dalim nga shtëpia dhe fëmijët duhet të shkojnë në shkollë.’– thotë një banore e zonës.

Një nënë e tre fëmijëve në Transilvani ka treguar se ariu erdhi për të kërkuar ushqim në kopshtin e saj dhe përmbysi tavolinën ku po luanin me letra ajo me bashkëshortin.

Një nga arsyet për rritjen e prezencës së tyre është masa e ndalimit të gjuetisë e vendosur në 2016 e cila sipas banorëve bëri që arinjtë “të humbasin frikën e tyre nga njerëzit”. Shifrat tregojnë se sulmet e arinjve jaën trefishuar mes viteve 2017 e 2019 me më shumë se 100 njerëz të plagosur.

BURIMI:Metro.co.uk

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arinj ne rumani rumani arinj ne rumani rumani

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2021, 21:13

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

KOSOVË– Një persona ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kosovë. Mediat vendase kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:...