Bota

Përmbytet Italia, bashkëshortët të humbur në Katania, burri gjendet i pajetë

25 Tetor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Përmbytet Italia, bashkëshortët të humbur në Katania,

ITALI- Trupi i Sebastiano Gambera, një 66 vjeçari, u gjet në një arë agrumesh, pasi rezultonte i zhdukur bashkë me gruan e tij në Scordia, në zonën e Catania pasi u godit nga furia e ujit të një përroi të fryrë nga shirat e së dielës.

Sipas La Stampa, në këtë pikë, ka pak shpresa për gjetjen e gruas të gjallë, kërkimet e së cilës po kryhen nga dy njësi të specializuara të mbrojtjes civile. Sipas meteorologëve, cikloni mesdhetar, përgjegjës për motin e keq që goditi veçanërisht Italinë jugore, do të bëjë të ndjehen edhe sot efektet e tij dhe është alarm i kuq për rajonet më të rrezikuara.

Rrahjet e ujit kanë goditur pa pushim, duke bllokuar rrugët në qytete të vogla dhe duke shkaktuar disa të zhdukur.
Nga ana tjetër kryetarët e shumë komunave në Sicilinë lindore, kanë vendosur të mbyllin shkollat.

“Pamundësia për të parashikuar saktësisht kohën dhe momentin në të cilin do të ndodhë kulmi i dukurive të dhunshme të paralajmëruara kërkon nga ne të gjithë kujdesin maksimal, për hir të djemve dhe vajzave tona, punonjësve të shkollës dhe gjithë stafit mësimor”, tha kryebashkiaku i Katanias, Salvo Pogliese.

Shirat gjithashtu kanë ndërprerë transportin ajror nga ku dhjetëra fluturime janë anulua.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni humb cifti ne katania katania sicili moti i keq ne itali moti i keq ne katania humb cifti ne katania katania sicili moti i keq ne itali moti i keq ne katania

Sondazh

Poll